Arbëri

Brukseli shpreson se qeveritë aktuale në Kosovë e Serbi mund të arrijnë marrëveshje

“Non-paper” i EEAS: “Duke pasur parasysh se edhe në Serbi, edhe në Kosovë ekziston një lidership me mandat solid nga elektorati, ata duhet të shfrytëzojnë rastin për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit. Asnjëra palë nuk ka kohë për të humbur”

Pas dy “non-paperëve” që kanë dalë në opinion javëve të fundit, e të cilët kanë trazuar edhe skenën diplomatike, vjen edhe një tjetër që duket më pak kundërthënës dhe për të cilin është më e lehtë që të konfirmohet autorësia, apo së paku të mos mohohet. Në këtë nuk flitet për ndryshim të kufijve, as nuk jepen ide konkrete se si do të duhej të dukej marrëveshja eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por më shumë sqarohet konteksti strategjik i raporteve mes BE-së dhe “partnerëve” në rajon dhe rreziku që krijon mungesa e përparimit të dukshëm të rrugëtimit të këtij rajoni drejt BE-së dhe rëndësisë strategjike që ka integrimi i plotë i rajonit për BE-në në aspektin politik, të sigurisë, ekonomisë si investim strategjik.

 

Në një “non-paper” të përgatitur nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), e që pritet të jetë bazë për diskutime nga ministrat e jashtëm të BE-së të hënën, kërkohet që të shfrytëzohet viti 2021 për të forcuar angazhimin e BE-së në rajon. “Duke pasur parasysh se edhe në Serbi e edhe në Kosovë ekziston një lidership me mandat solid nga elektorati, ata duhet ta shfrytëzojnë rastin për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit. Asnjëra palë nuk ka kohë për të humbur”, thuhet në këtë dokument

Pas dy “non-paperëve” që kanë dalë në opinion javëve të fundit, e të cilët kanë trazuar edhe skenën diplomatike, vjen edhe një tjetër që duket më pak kundërthënës dhe për të cilin është më e lehtë që të konfirmohet autorësia, apo së paku të mos mohohet. Në këtë nuk flitet për ndryshim të kufijve, as nuk jepen ide konkrete se si do të duhej të dukej marrëveshja eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por më shumë sqarohet konteksti strategjik i raporteve mes BE-së dhe “partnerëve” në rajon dhe rreziku që krijon mungesa e përparimit të dukshëm të rrugëtimit të këtij rajoni drejt BE-së dhe rëndësisë strategjike që ka integrimi i plotë i rajonit për BE-në në aspektin politik, të sigurisë, ekonomisë si investim strategjik.

Një “non paper” të tillë e ka përgatitur Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) dhe ua ka adresuar vendeve anëtare me rekomandime që të mos provohet me alternativa që nuk nënkuptojnë anëtarësimin e plotë të vendeve të rajonit në BE, sepse një gjë e tillë mund vetëm të krijojë pengesa.