Me dhunë dhe gaz lotsjellës u përcoll protesta e banorëve të Bitisë së Poshtme të Shtërpcës të martën pasdite.
Banorët u përballën me rezistencë të njësitit special të Ferizajt kur aty u mblodhën për t’i kundërshtuar punimet që po vazhdojnë tash e sa kohë, për ndërtimin e hidrocentralit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProtesta kaloi me përleshje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku mes të lënduarve pati edhe fëmijë.
Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Brod, për televizionin, kanë konfirmuar se 20 persona kanë pranuar fillimisht trajtim mjekësor aty, e pastaj, janë dërguar në Spitalin e Shtërpcës.
Banorët e Bitisë së Shtërpcës, protestat e tyre i shtuan gjatë muajve të fundit, kur aty rifilluan punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.
Televizioni ka kontaktuar me zyrtarë policorë të rajonit të Ferizajt, por ata nuk kanë kthyer përgjigje për incidentin.
{gallery}