Arbëri

Deti Jon, peshku me malet

Gjatë këtyre ditëve verore qëndruam disa ditë në Dhërmi tek Pastarella Summer Resort dhe shfrytëzuam rastin të bashkëbisedojmë me menaxheren e resortit, znj. Anisa Haxhiaj.

Përshëndetje Anisa! Fillimisht na tregoni më shumë për Pastarella Summer dhe kapacitetin që e ofroni?

Përshëndetje! Emri Pastarella është analog me disa restorante në Evropë, po me të njëjtin emër si në Greqi, Itali. Pastarella si restorant operon prej dhjetë vitesh në tregun shqiptar. Fillimisht me hapjen e një restoranti në Tiranë në vitin 2008 dhe po të njëjtin vit hapet dhe Pastarella Summer në Dhërmi. Tashme Pastarella ndodhet ne Tiranë, Durrës, Dhërmi dhe shumë shpejt do jemi dhe në Prishtinë.

Pastarella Summer përbehet nga 12 vileta të drunjta të cilat ndodhen në një strukture të veçantë në faqen e një mali dhe njëkohësisht buzë detit.

Pastarella që në ditën e hapjes dhe deri ne vazhdimësi, ka konceptin e një ambienti i cili ofron cilësi, shërbim, siguri, rehati. Çdonjëri prej jush gjendet i mirëpritur në momentin e ardhjes tek Pastarella.

Kur jemi tek pjesa më e “shijshme” e bisedës, që natyrisht është ushqimi, cilat janë specialitet më të mira që i përgatisni në resortin tuaj?

Pastarella është shumë e frekuentuar nga klientët dhe pushuesit në të gjithë zonën bregdetare sepse është një restorant që ka disa specialitete të saja, që janë pjata autentike të Pastarellës me të cilat klientët janë të mësuar prej vitesh. Nuk mund te veçoj asnjërin prej ushqimeve, sepse për ne janë të gjitha të freskëta dhe të shëndetshme.

Image

Cila do të ishte menyja e një darke të përsosur sipas jush?

Menyja e një darke të përsosur do te ishte diçka e lehtë dhe sigurisht e freskët, duke filluar nga sallata Pastatella e cila përbëhet nga sallata jeshile dhe me fruta deti. Antipastat e ftohta që mund të ishin karkaleca krudo apo karpacot e peshkut, ose antipasta të ngrohta që mund të ishte karkaleci në uzo, pjatë tradicionale e Pastarellës, për të vazhduar me një pastë apo peshk të egër deti e duke u mbyllur me të famshmen ëmbëlsirën Pastarella. Kjo darkë mund të shkonte perfekt me një gote vere të bardhë që mund të jetë një verë autentike shqiptare e kantinave tona apo dhe franceze, italiane, etj.

Çfarë e veçon më së shumti hotelin tuaj?

Pastarellën më shumë e veçon struktura e saj që përbehet nga viletat e drunjta dhe komoditeti e shërbimi që çdo klient e bën te ndihet si ne shtëpinë e tij. Gjithashtu Pastarella të ofron parkim të bollshëm dhe komoditetin për të zbritur nga dhoma direkte në det. Sigurisht unike e bën sepse është një resort që t’i ofron të gjitha — duke nisur nga fjetja ne bungalot e drurit të cilat janë te mbuluara me pemë, mëngjesi perfekt i shërbyer ne restorant për te vazhduar me kafenë e mëngjesit buzë detit në beach barin tonë. Çadrat dhe plazhi që është po në të njëjtin vend.

Image

Si do të ishte një ditë ideale të cilën një turist do ta kalonte në hotelin tuaj?

Një ditë ideale do ishte pasi konsumohet mëngjesi dhe kafeja, mund të shëtisësh me mjetet lundruese për të parë natyrën dhe rivierën e bukur shqiptare, duke u rikthyer për drekë. Më pas, pasdite mund të ushtrosh aktivitete fizike buzë detit apo të luash volejboll ose një shëtitje buzë detit në pedonale. E për ta mbyllur pas darke me një gote vere apo kokteji në barin tonë.

Image

Na flisni më shumë për strukturën e turistëve të cilët vizitojnë hotelin tuaj.

Turistet e Pastarellës një pjesë shumë e madhe prej tyre janë klientë të rregullt. Pastarella frekuentohet nga familjarë së tepërmi apo çifte të reja të cilët duan të kenë qetësinë dhe rehatinë e tyre. Pjesa me e madhe e klientëve janë nga Tirana por dhe te huaj. Tashmë pjesë e bashkëpunimit me agjencinë AltaVia Travel, kemi dhe shume pushues nga Kosova.

Ju faleminderit për kohën, ju dëshirojmë punë të mbarë!

Faleminderit gjithë të mirat!

Për ofertat dhe informacionet shtesë mund të na kontaktoni në: 038 543 543, 044 543 543, 049 543 543, apo në email: [email protected] dhe fb.com/altaviatravel

*Artikulli i sponsorizuar nga Altavia Travel