Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Detajet e lëndës me të cilën Abrashi e çoi Ahmetin në Kushtetuese

21:05 - Juristi Durim Berisha në Rubikon të KTV-së tregoi se çka përmban lënda përmes secilës Arban Abrashi, ish kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinë, e dërgoi në Kushtetuese Shpend Ahmetin, që fitoi në zgjedhje.

“Pjesa e parë ka të bëjë më dështimin e Gjykatës Supreme për të mbrojt të drejtat e parashtruesve të kësaj kërkese. Shkelja e nenit 54 ka ndodh në dy faza. Në fazën e parë kur është anuluar vendimi për rinumërim të PZAP. E kjo është bërë duke interpretuar dhe përkufizuar Kushtetutën sipas ligjit, që është një prej rregullave të kundër-kushtetutshmërisë”, shpjegoi Berisha.

“Nëse i merrni vendimet e PZAP dhe Supremes nuk e trajtojnë asnjërin prej vendimeve kushtetuese të parashtruesve. Dështimi për t’u dhënë përgjigje pretendimeve kushtetuese është shkelje e nenit 54 dhe kjo ka rezultuar me shkeljen e të drejtave zgjedhore”, vazhdoi ai.


Abrashi synon rrëzimin e Ahmetit përmes Kushtetueses

20:51 - Kërkesa në lëndën e LDK-së dhe Arban Abrashi dërguar në Kushtetuese parasheh rrëzimin e kryetarit, Shpend Ahmeti dhe përsëritjen e procesit të balotazhit.

Edhe Vendimi i Kushtetueses ringjall konfliktin për të parin e Prishtinës Arbëri Vendimi i Kushtetueses ringjall konfliktin për të parin e Prishtinës

“Nuk ka mekanizëm që jep mundësi korrigjimi të gabimeve që vetë i ka konstatuar PZAP dhe Gjykata Supreme. Për mua si jurist është e pabesueshme që PZAP nuk e ka publikuar vendimin, e që është gjithashtu një shkelje mbi parmin e transparencës, ”, ka thënë përfaqësuesi ligjor i Abrashit, Durim Berisha.

Madje sipas Abrashit, çdo vendim është i publikuar përveç “vendimit për rastin e LDK dhe Arban Abrashit”.

Berisha e ka vlerësuar këtë si shkelje të një të drejte kushtetuese.


Për Abrashin, Ahmeti ende nuk është kryetar i Prishtinës

Edhe pse tash e katër muaj Shpend Ahmeti qeveris me kryeqytetin, duket se gara për Prishtinën ende nuk ka përfunduar.

Edhe Kushtetuesja nuk miraton kërkesën e Abrashit për kryetar të Prishtinës Arbëri Kushtetuesja nuk miraton kërkesën e Abrashit për kryetar të Prishtinës

Është Arban Abrashi, ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, ai i cili e ka kthyer këtë garë në temë diskutimi.

Sonte ekskluzivisht në Rubikon ai ka treguar se si e dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese, e cila sfidon fitoren e Ahmetit në Prishtinë.

Kërkesa ka të bëjë me rundin e dytë, gjegjësisht balotazhin.

“Nga mesi i dhjetorit, nga ajo ditë kemi punuar bazuar në faktet tona për shkeljet që ne mendojmë që janë bërë gjatë procesit të votimit, shkeljet që janë bërë edhe nga organet e drejtësisë, nga PZAP-i dhe Supremja. Kemi gjetur raste të ngjashme në Zvicër, Austri dhe Gjermani ku Gjykatat Kushtetuese kanë vepruar konform të gjeturave. Ka punuar një ekip për më shumë se dy muaj dhe sot kemi dorëzuar lëndën tonë e cila është shumë voluminoze”, ka thënë ai. “Synojmë që së paku votuesve të Prishtinës t’ua kthejmë borxhin”.

Edhe Abrashi: Lajmet për një pazar të mundshëm politik mes Ahmetit e PAN-it, shqetësuese Arbëri Abrashi: Lajmet për një pazar të mundshëm politik mes Ahmetit e PAN-it, shqetësuese

E përfaqësuesi ligjor i Abrashit, Durim Berisha vlerësoi se Gjykata Supreme i është shmangur interpretimit të çështjeve Kushtetuese, e që sipas tij, përbën shkelje në vete.

“Ikje e përgjegjësisë e një organi shtetëror për të kryer një detyrë me të cilën e ngarkon Kushtetuta”, përfundoi ai.