Korrupsioni mbetet problem serioz në Kosovë, ka vlerësuar Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në raportin e vitit 2017 për Kosovën, DASH-i thekson se Qeveria nuk ka zbatuar me efikasitet ligjin që mundëson përndjekjen e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion, raporton KTV.
Në raport theksohet edhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit.
Si probleme kryesore të të drejtave të njeriut, DASH-i në raport ka radhitur sulmet ndaj gazetarëve dhe dhunën kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe komunitetit LGBTI.
Ndërkohë gjendja nëpër burgjet e Kosovës, sipas Dash-it, nuk është aq e mirë, pasi aty vazhdojnë të mungojnë programet rehabilituese, ka dhunë ndaj të burgosurve dhe kujdes jo të duhur mjekësor.
Dhuna familjare dhe dënimet e pakta të autorëve të dhunës si dhe përpjekjet për të vendosur standardet në ndarjen e pronës, mbesin sfidë, sipas Departamentit amerikan.
Në raport theksohet se pak gra mbajnë pozita drejtuese në biznese, polici apo në qeveri.
Edhe
Detaje nga raporti i DASH-it për Kosovën – veçohet korrupsioni
Raporti i DASH-it, ndër të tjera, vë në pah kufizimet në lirinë e lëvizjes të shkaktuara nga situata e tensionuar në veriun e Kosovës, si dhe vështirësitë në kthimin e personave të zhvendosur.
Në raport përmendet edhe zbatimi i marrëveshjes për sistemin e drejtësisë dhe strukturat paralele, ku sipas DASH-it, me gjithë pohimet për shpërbërjen e tyre, Qeveria e Serbisë ka vazhduar të mbajë disa nga to në komunat me shumicë serbe.
DASH-i në raportin e përvitshëm për Kosovën ka përfshirë edhe nismën e 22 dhjetorit të vitit 2017 të një grupi deputetësh për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale.
-
DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi
-
DASH: Kosova mori hapa të besueshëm, por jokonsistent për t’i ndëshkuar shkelësit e drejtave të njeriut
-
PDK: Korrupsioni në Qeverinë Kurti, kryefjala e raportit të DASH-it për Kosovën
-
DASH për Kosovën: Probleme serioze me pavarësi të gjyqësorit, kufizime serioze në liri të shprehjes