Platforma për regjistrimin e pasurisë publike, “e-Pasuria”, ka dështuar të funksionalizohet plotësisht nga Ministria e Administratës Publike, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit nxjerr se projekti që i kushtoi buxhetit të shtetit mbi 1 milion euro, ka defekte në brendësi të tij dhe nuk është duke u shfrytëzuar plotësisht nga organizatat buxhetore, ani pse këto të fundit janë të obliguara të përdorin aplikacionin për regjistrimin e pasurisë në mënyrë të plotë dhe me të dhëna të sakta.
“Ministria e Administratës Publike, përkatësisht Agjencia e Shoqërisë së Informacionit nuk ka siguruar funksionalitet të duhur për operim të mirëfilltë të aplikacionit “e-Pasuria”. Edhe pse janë investuar rreth një milion euro nga Qeveria për zhvillim dhe mirëmbajtjen e aplikacionit, qëllimi kryesor për krijimin e një baze qendrore të unifikuar për menaxhimin efektiv të pasurisë publike nuk është arritur”, thekson raporti i ZKA-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
MPB-ja dhe SHSKUK-ja fajësojnë njëra-tjetrën për platformën “e-Pasuria”
-
Mosevidentimi në platformën shtetërore ngre dyshime për keqmenaxhim të aseteve në SHSKUK
-
Komunat me sisteme të pafunksionalizuara të e-pasurisë
-
Auditori identifikon dobësi në sistemin financiar të Suharekës
-
Auditori gjen në Kaçanik shkelje në menaxhimin e parasë publike