Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon mbledhja e Komisionit ku pritej të raportonte inspektori i AKI-së

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku pritej të raportonte inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Kujtim Shala.

Të pranishëm ishin vetëm katër deputetë, kjo e pamjaftueshme për të nisur mbledhjen.

Ndërkohë që Shala ka qenë i pranishëm në sallën ku pritej të mbahej mbledhja. / KP