Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë për të hënën nuk është mbajtur për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.
Gjatë adresimit të saj për media, Kusari-Lila ka njoftuar se në këtë mbledhje ka munguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Mbledhja nuk u mbajt, mungoi nënkryetari i LDK-së. Sot kryetari deklaroi se është mirë që në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të mbajnë një qëndrim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit si grup, duhet të ndahet nga qëndrimet politike. Përndryshe në propozimin për rend të ditës për një seancë të re plenare kanë qenë 18 pika, ishin edhe dy marrëveshje ndërkombëtare, 9 projektligje në shqyrtim të dytë”, ka thënë ajo.
Derisa është deklaruar për masat e përkohshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se nëse janë afatshkurtra, ndikimi i drejtpërdrejt i tyre nuk është i ndjeshëm.
Kusari-Lila ka shtuar se konferenca e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është e duhur.
Edhe
Kusari: Ata që po e kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut, po përpiqen ta pengojnë finalizimin e marrëveshjes LVV-LDK
‘Përpjekja jonë është që t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjeve, dialogun e shohim të paalternativë, por organizimin e një konferencë të natyrës së propozuar nga kryeministri Rama nuk e shohim si zgjidhje aktuale të problemit që e mbizotëron në përgjithësi procesin e dialogut” është shprehur ajo.

Tahiri: Zgjidhja është rrëzimi i kësaj Qeverie
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian të vendosura ndaj Kosovës e dëmtojnë rëndë të ardhmen euroatlantike të vendit.
Në konferencën e mbajtur të hënën pas tentimit për mbledhje të Kryesisë së Kuvendit, Tahiri e ka quajtur Kurtin kryeministër të izoluar, për çka duhet të rrëzohet qeveria e drejtuar nga ai.
“Në agjendën tonë evropiane nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë shumë të rrezikshme të BE-së. Kjo është mjaft shqetësuese. Masat e tilla e dëmtojnë rënd të ardhmen tonë euroatlantike, e dëmtojnë rënd marrëdhënien tonë shtet me shtet. Gjithçka ka stagnuar, mendoj që jemi në një gjendje mjaftë të mjerueshme, të cilën e kemi si rezultat i kësaj qeverisje. Kjo mazhorancë ka edhe telashe të brendshme që po i shfaqin në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, edhe në Parlamentin e Kosovës. Si parti ne do ta kemi një takim shumë të rëndësishme. Zgjidhja është rrëzimi i kësaj qeverie, pastaj rruga për të pasur sukses, duhet ta diskutojmë”, ka thënë ai.
Edhe
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve

Gashi: Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme
Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se partia të cilën e përfaqëson nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga Bashkimi Evropian.
Gashi ka thënë se njëjtë do të vazhdojë derisa të hiqen sanksionet e përkohshme.
Ai ka thënë se LDK-ja konsideron se Kosova gjendet para një situate jashtëzakonisht të rrezikshme.
Edhe
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka pjesë në mbledhjen e Kryesisë për shkak të situatës së krijuar lidhur me sanksionet e konfirmuara nga BE-ja. Ne si Grup Parlamentar vlerësojmë se është e dëmshme për Kosovën dhe është e pamundur që të sillemi sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ne jemi para një situate e cila është jashtëzakonisht ë rrezikshme për Kosovën”, ka thënë ai.
Gashi ka shtuar se për masat e tjera do të vendosin në mbledhjen e Kryesisë së partisë që do të mbahet së shpejti.
