Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmori Nazmi Ukësmajli përjetësohet në bronz në Ferizaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies ka kujtuar dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes, Nazmi Ukësmajlin.

Në Ferizaj, sot është përuruar edhe shtatorja e këtij dëshmori.

“Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit”, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në 21 vjetorin e rënies së tij, përkujtojmë Nazmi Ukësmajlin, dëshmorin e parë të Zonës Operative të Nerodimes duke e përjetësuar sakrificën e tij me shtatoren në Ferizaj. Luftëtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmiut, ju uroj Ditën e Veteranit.

Edhe Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve Arbëri 1 muaj më parë Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve

Kujtimi për dëshmorët që sakrifikuan për ditët që po i jetojmë së bashku, është motivim për punë e angazhim në zhvillimin e shtetit.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve!