Është zbardhur dëshmia e Hasan Verracaku (Ferracakut), i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme në masakrën që u regjistrua në Velipojë, ku pas një përplasje me armë mbetën të vrarë katër persona mes tyre edhe vëllai i Hasanit, Kujtim Verracaku.
Sipas dëshmisë të siguruar nga Abcnews, Hasan Verracaku, i cili u arrestua pas ngjarjes, ka thënë se ata kishin shkuar në hotelin e familjes Gocaj për t’u sqaruar për shezlongët. Sipas tij, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe janë nxjerrë armët, duke akuzuar vëllezërit Gocaj, të dy të vrarë se kishin qëlluar vëllain e tij Kujtimin dhe se ai kishte reaguar për vetëmbrojtje.
“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlonget në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar. Ne i kemi thënë që të gjejmë një marrëveshje, pasi ata i kishin vendosur më përpara shezlonget një kohë që këtë vit kjo e drejtë ishte e jona në baze të aplikimeve. Ata nuk kanë pranuar duke thënë se duhet të presin derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre. Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlonget, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. /Abcnews
-
Katër të vrarë e dy të plagosur pas mesnate në Velipojë
-
Dëshmitari i masakrës së Reçakut thirrje Prokurorisë: Hajdeni për dëshmi se po vdesin dëshmitarët
-
Dëshmitari: Ditën e sulmit në Banjskë erdhën në hotel 4 persona të armatosur e një i plagosur
-
Roja thotë se një pjesë e grupit “Banjska” me një të plagosur kanë qëndruar në hotel
-
Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim të plagosurve në konfliktin me armë zjarri