Arbëri

Dëshmitari i gjashtë rrëfen për keqtrajtimin e dy personave në një ahur

Është duke u mbajtur seancë në Gjykatën Speciale ku po dëshmon dëshmitari i gjashtë në procesin gjyqësor kundër Salih Mustafës apo Calit.

Dëshmitari i gjashtë ka folur rreth mbajtjes së disa personave në një ahur, për të cilët ka thënë se janë keqtrajtuar.

Ai ka shtuar se disa herë në ahurin që janë mbajtur janë dërguar të nxirë nga rrahjet që u janë bërë.

Prokurori Cezar Michalzuk: Na treguat për 2 persona që janë mbajtur në ahur. A e dini se këta persona sa para teje ishin aty?

Dëshmitari i gjashtë: Jo

Cezar Michalzuk: A janë sjellë së bashku në atë ahur a veç e veç?

Dëshmitari: Nuk e di nuk më kujtohet

Cezar Michaluk: A të ka thënë ndonjëri që janë keqtrajtu në Zllash

Dëshmitari: Jo. Ata kur kanë shkuar nuk kanë pas informatë për keqpërdorime. Deri sa kanë fillu me na marrë në pyetje të gjithëve

Cezar Michalzuk: Çka dini për këto marrje në pyetje?

Dëshmitari: Kur ka fillu marrja në pyetje na kanë marrë një nga një. Na kanë mbuluar fytyrën. Kur kemi shku aty na e kanë heq mbulesën prej fytyrë edhe e kem pa që jemi në një vend tjetër ka qenë afër, ndoshta në kat të dytë.

Cezar Michaluk: Sa herë janë marrë në pyetje ata dy persona?

Dëshmitari: 2-3 herë

Cezar Michalzuk: A të kanë tregu çka ka ndodhë në marrje në pyetje?

Dëshmitari: Unë si kam pyet por i kam dëgjuar duke fol. I kanë rreh shuplaka fytyrës

Cezar Michaluk: A i kanë përmendur sa herë?

Dëshmitari: Nuk kam pyet sa herë

Cezar Michalzuk: A të kujtohet të paktën a ka ndodh një herë a ma shumë se një herë

Dëshmitari: Ma shumë se një herë. Se ata nuk thoshin një shuplakë po shuplaka që nënkupton se ma shumë

Cezar Michaluk: A të kanë tregu çka i kanë pyet?

Dëshmitari: Jo nuk me ka interesuar

Cezar Michaluk: Vendi që ju kanë çu me ju marrë në pyetje thatë që nuk ka qenë larg ahurit. A është e saktë?

Dëshmitari: Po

Cezar Michalzuk: A keni dëgju diçka gjatë marrjes në pyetje të tyre

Dëshmitari: Jo nuk kam dëgju

Cezar Michaluk: Ju thatë që në një moment u soll një person në ahur, me duar të lidhura, e kishte fytyrën e nxirë, hunda, sytë. Mund të qëndronte në këmbë dhe të fliste ngapak por me sy të mbyllura

Cezar Michalzuk: Përveç ënjtjeve a ka pasur lëndime të tjera që i keni parë?

Dëshmitari: i përmenda me herët. Ka qen i nxirë

Cezar Michaluk: A e patën sjellë me parë këtë njeri në ahur?

Dëshmitari: E kanë sjellë edhe një herë. Por herën e dytë ka qenë gati në gjendje të vdekur. Mezi rrike në këmbë. E shihnim prej vrimave që e goditshin 5-6 vetë. Pasi e kanë përfundu rrahjen e kanë pru të ne. Sa herë na e kanë pru na kanë thanë me thonë vdekje tradhtarëve, vdekje hajnave, lavdi UÇK-së

Cezar Michalzuk: Ku ndodhi rrahja?

Dëshmitari: Jashtë. Brenda asnjëherë nuk ka ndodhur

Cezar Michaluk: Nëse jashtë ka ndodh si e kuptuat? Dëshmitari: Prej vrimave u shike sa persona kanë qenë. Ishin me shumë se 5 vet

Cezar Michalzuk: A e di se çfarë i ndodhi dëshmitari që mbeti në Zllash pasi ju liruan ju dy personave?

Dëshmitari: E kam pa pas disa viteve. Dy herë e kam pa, me ka pyet a do të tregojmë se çfarë na ka ndodhur neve i kam thanë ende s’është koha

Cezar Michaluk: Pse i thatë kështu

Dëshmitari: I thash se nëse donë që këta me u hetu i mbajnë krejt institucionet

Cezar Michalzuk: Por për institucione pse i thatë?

Dëshmitari: Për mu nuk ka qenë koha dhe kam menduar që edhe për të s’është, nuk e di çka ka bë ai a ka dëshmuar a jo

Cezar Michaluk: Kush janë këta persona?

Dëshmitari: Se kam fjalën për askënd. I kom thanë jo nuk është koha

Cezar Michalzuk: Kush ishin këta persona?

Dëshmitari: Unë nuk kam besuar në këto institucione.

Cezar Michaluk: Kur e takuat?

Dëshmitari: Saktësisht nuk me kujtohet po ishte diku në 2006

Cezar Michalzuk: A ju tregoj rrethanat ky person si u lirua?

Dëshmitari: Me tha veç që me kanë liru menjëherë pas teje. Kur e kam pa ja kam marrë emrin, mbiemrin, numrin e telefonit

Cezar Michaluk: Kur ishe në Zllash a ke marr kujdes shëndetësor?

Dëshmitari: Nuk kam kërku as marrë

Cezar Michaluk: Si ndiheshe psikologjikisht në Zllash?

Dëshmitari: Mu ka duk shumë e palogjikshme që jam aty. Pastaj kur e kanë sjellë dikë të rrahur na u ka rritur rreziku se çfarë po na ndodhte

Cezar Michalzuk: Ahuri a ishte i kyçur?

Dëshmitari: Po dhe i ruajtur nga rojet

Cezar Michaluk: Çfarë plagë keni marrë në Zllash?

Dëshmitari: Kam pas me shpinë, kam pas nxirje në sy

Cezar Michalzuk: A ishit të mjeku?

Dëshmitari: Jo