Qytetarët që po e lënë Kosovën po presin deri në katër orë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë dhe në Merdar.
Sipas të dhënave të publikuara në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pritjet për të dalë nga Kosova, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 240 minuta, derisa kolonat 2,300 metra. Në Merdar, pritjet në dalje janë 180-240 minuta, derisa kolonat janë deri në 3,000 metra.
Në pikën e kalimit kufitar, Muçibabë, pritjet në dalje janë 120 minuta, derisa kolonat janë 600 metra. Ndërkaq, në Mutivodë, pritjet në dalje janë 90-120 minuta, derisa kolonat janë 250 metra.
Ndërkohë, pritjet në hyrje në të gjitha pikat kufitare janë 3-5 minuta.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur pritje të gjata në pikat kufitare, kryesisht në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.
