Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritje 3-4 orë në Merdar

Qytetarët që po shfrytëzojnë pikën kufitare në Merdar, për të dalë nga Kosova, por presin deri në katër orë. Ndërsa në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në një orë e gjysmë.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të përditësuar mëngjesin e së premtes, pritjet për të dalë nga Kosova në pikën e kalimit kufitar Merdar janë 180-240 minuta, ndërsa kolonat janë 2000 metra.

Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 90 minuta, derisa kolonat janë deri në 200 metra.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të shkurta. Në Mutivodë dhe në Muçibabë pritjet janë deri në një orë.