Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

kolonat

Foto: Ilustrim

(E përditësuar në 14:45) - Deri në katër orë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdar. 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara rreth orës 14:30 kolona e automjeteve atje është e gjatë deri në 1700 metra. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtyre të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova të Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë, në Mutivodë deri në një orë e gjysmë, ndërsa të Jarinjë deri në një orë. 


Pritje për të dalë nga Kosova në Merdar, te Dheu i Bardhë e në Jarinjë

Deri në dy orë e gjysmë po zgjat pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Merdar dhe në atë Dheu i Bardhë. 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar rreth orës 8:00 të enjten, kolonat e automjeteve që presin për të dalë nga Kosova në këto pika janë deri në 1500 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas të dhënave pritjet për të dalë nga Kosova në atë pikë janë duke zgjatur 50 minuta, ndërkohë që kolona është 70 metra. 

Në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 minuta ndërsa në Mutivodë 20.