Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri 38 gradë celsius sot në Kosovë

Nxehte

Foto: Driton Paçarada

Deri në 38 gradë celsius do të mbërrijnë temperaturat të shtunën në Kosovë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat më të larta, 38 gradë celsius, pritet ta prekin Prizrenin, Gjakovën e Istogun.

Nxehtë do të jetë edhe në qendrat tjera, me Dragashin “si më të ftohtin” në temperaturë maksimale prej 32 gradë celsius.

Siç ka paralajmëruar IHMK-ja, sot nuk parashihet të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë celsius.