Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura deri në 38 gradë sot në Kosovë

Nxehte

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Edhe sot në Kosovë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 13 dhe 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet në mes të 33 e 38 gradë. 

Sipas parashikimit do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet atmosferike sipas IHMK-së do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.