Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se gjatë ditës së mërkurë është kërcënuar në dy raste.
Ka thënë se rasti i parë i ka ndodhur rrugës për në punë, dhe e dyta në zyrën e saj në Fakultet.
“Të nderuar qytetarë, unë sot jam kërcënuar dy herë. Njëherë rrugës duke ardhur në punë dhe e dyta në zyrën time në Fakultet. Le ta kuptojë kushdo që është pas që nuk munden me më kërcënu, shantazhu dhe që vendimet e mia do të jenë gjithmonë në të mirë të institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.
KOHA ka kontaktuar Reshitajn, e cila ka thënë se po jep deklaratë në Polici dhe do të deklarohet më pas.
KOHA është në pritje të përgjigjeve edhe nga Policia e Kosovës.
-
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e denoncon rastin në Polici
-
Konfirmohet aderimi i Reshitajt në “Guxo”
-
Paqartësi në AAK për pozicionin e Albena Reshitajt në parti
-
“Ndarja e orëve” në Stomatologji ndan në dysh asistentët dhe deputeten Reshitaj
-
Reshitaj: S’isha e njoftuar që opozita lëshoi sallën, prita 30 minuta dhe dola nga Kuvendi