Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetja Musliu-Shoshi infektohet me koronavirus

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka rezultuat pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook, ku shkruan se nga sot do të qëndrojë në izolim për dy javë.

“Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maskën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

 

Të dashur qytetarë, Të dashur miq, Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me...

Posted by Ariana Musliu Shoshi on Friday, December 25, 2020