Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni në vazhdën e kritikave ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive, ka përmendur edhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
“E nderuara zonja Prattipati, nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin”, ka shkruar ajo në .
Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nëse Prattipati ka vizituar Kushtetuesen këto ditë.
KOHA ka dërguar pyetje të premten në mbrëmje në Ambasadën e SHBA-së për deklarimin e Kryeziu-Hysenit, dhe për aktvendimin e Kushtetueses. Sapo të ketë përgjigje, do të publikohen artikuj me qëndrimet amerikane.
Vendimi i Kushtetueses, i bërë publik të premten, përcakton që deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, është sqaruar se i njëjti kandidat mund të votohet maksimumi tre herë dhe se të gjithë deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në procesin e votimit.
Ky vendim është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po mban anë dhe po sfidon vullnetin popullor.
Vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga ish-opozita, pushteti hedh akuza ndaj Gjykatës
-
Hamza i shpreh Prattipatit shqetësimet për veprimet e VV-së, thotë se vendit i duhet Kuvendi
-
Dy ish-deputete të VV-së thonë se s’do ta votojnë Osmanin për presidente nëse rizgjidhen
-
Deputeti i VV-së kërkon nga ambasadorët të mos ndërhyjnë te Kushtetuesja, Guerot s'ka koment
-
Deputeti i VV-së lut ambasadorët “të mos e shkatërrojnë Kushtetuesen me vizita e ndërhyrje”
-
Haxhiu i kërkon Kushtetueses ta pezullojë afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit