Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët nisin “ta mbushin” Fondin për Siguri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të dhurojnë mjete financiare për Fondin për Siguri, që është themeluar sot nga Qeveria e Kosovës.

Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Albana Bytyqi, ka njoftuar se rrogën e saj të muajit shkurt do ta ndajë për këtë fond.

“Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë. Është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe kolegia e saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, ka thënë se do të dhurojë kursimet familjare në vlerë prej pesë mijë euro, për të kontribuuar në mbushjen e këtij fondi.

“Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë”, ka shkruar Ujkani.

Fillimisht, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka filluar nismën e ndarjes së mjeteve financiare për këtë fond që shumë shpejt do të jetë i hapur për të kontribuuar çdokush që ka mundësi.

Artikuj të ngjashëm