Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputeti Tahiri mbron ministrin Pacolli nga sulmet e opozitës

Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri i ka dalë në mbrojtje shefit të partisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, pasi Kuvendi sot u mblodh për seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e politikës së jashtme, bën të ditur KsP.

Tahiri ka bërë thirrje që të shikohen sukseset që Pacolli ka sjellë me njohjet.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë sot seancën plenare ku do të diskutohej lidhur me politikën e jashtme të Kosovës, të cilësuar nga opozita skandaloze. Seanca nuk u mbajt për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar, por edhe deputetëve nga partitë në pushtet.

KosovaPress ju sjell të plotë reagimin e Tahirit:

Pse seancë e jashtëzakonshme kinse për deshtimin e Ministrise se Jashtme!

Edhe Opozita sërish insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme Arbëri Opozita sërish insiston në zgjedhje të jashtëzakonshme

Çfarë seance është kjo? Pse nuk flisni për deshtimet e juaja qe 10 vite duke e lanë popullatën pa viza?!

Pse nuk ju kerkoni falje popullatës për deshtimin e liberalizimit, derisa dje ne fushata premtuat se do i realizojme për 6 muaj levizjen e lirë pa viza, ju ishtit në Qeveri!

Çfarë skandale kemi nēpër ministritë tjera dhe nuk mbani seancē te jashtzakonshme?

Pse bash tek Begjet Pacolli?!

A mos ndoshta keni bërë pazare për tu futur në Qeveri me Ramushin, e tani doni me i mshu "Begjetit"se është me i fortë me ministritë, dhe hajt t'ia marrim e të futemi në Qeveri? Ndoshta edhe mund të egzistojë skenari i ardhshëm, që mund të keni biseduar edhe me vet Thaqin, për tu futur në Qeveri, sepse ndoshta u'a ka borgj sidomos Ldk-së, që e keni votuar për President, e sot të ju fus në Qeveri?!

Edhe Tahiri: Kurti të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane Arbëri Tahiri: Kurti të dalë me sqarim për kërkesat e pesëshes evropiane dhe amerikane

Vet Avdullah Hoti e tha; se mundesi ka që edhe dikush nga opozita të futet në Qeveri nëse vazhdon situata kēshtu!

Ku po shifni deshtimet e ministrise se jashtme e të Behgjet Pacollit!

Shikoni të dashur qytetarë se, sa lobimet e realizimet e Begjet Pacollit jane berë për t'i sjellur njoheje REPUBLIKËS së KOSOVËS, dhe dikush ka mundesi ti besojë më shumë Daqiqit se Pacollit!

Nuk e keni të lehtë për t'ia dalur kësaj loje!

Edhe Kryesia pa kuorum për caktim të seancës së Kuvendit këtë javë Arbëri Kryesia pa kuorum për caktim të seancës së Kuvendit këtë javë

Labinot Tahiri Deputet i AKR-së

FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISE.