Deputeti i komunitetit egjiptas, Elbert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se tash e disa ditë në drejtim të tij ka pasur oferta të ndryshme nga ata që po duan të formojnë një qeveri të re.
Megjithatë, Krasniqi ka theksuar vota e tij nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari.
“Tash e disa ditë, mua dhe partisë sime po i vijnë oferta të ndryshme nga ata që po e duan një qeveri të re. Ajo që nuk do të ndodh është vota ime për një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. Prandaj le të mos e humbin kohën e tyre. Ajo që po ndodh është pazari i nisur me deputetët e që duhet t'i alarmojë qytetarët, të cilët i siguroj që vota ime nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari”, ka shkruar Krasniqi, deputet i IRDK-së në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

-
LDK-ja në kërkim të votave te komunitetet, Berisha kushtëzon përkrahjen me ministri
-
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
-
Krasniqi: 8 ose 9 deputetë të komuniteteve e votojnë qeverinë Kurti
-
Krasniqi: Ato që u thënë në mbledhjen e qeverisë do të bëhen më mirë e më shpejt me një qeveri pa Kurtin
-
Krasniqi akuzon Veton Berishën për ego personale pas mosvotimit të Qeverisë Kurti 3