Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka pyetur nëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i kërkojë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njohjen e Kosovës.
“Në vizitën përmbyllëse të turit të tij nëpër Ballkan, a do t’ia kërkojë Rama Vuçiqit menjëherë e pa kushte njohjen e Kosovës siç bëri në nëntorin e vitit 2014?”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.
Rama, të enjten e kësaj jave ka nisur turneun e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç ka thënë ai, në përgatitje të Samitit të radhës në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në tetor në Shqipëri.
Rama të enjten ka vizituar Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndërsa të premten do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Serbi.
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Rama paralajmëron “vizitë mbështetëse” në Kosovë pas pranimit të planit të BE-së
-
Vuçiqi paralajmëron takime në Bruksel, opozita kosovare kërkon raportimin e Kurtit në Kuvend
-
Rama s’përjashton mundësinë e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Tiranë