Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputeti i LDK-së mbështet veprimet e Qeverisë për rrënimin e vilave në Ujman

Ermal Sadiku

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka shprehur mbështetje ndaj rrënimit të vilave përreth Liqenit të Ujmanit të cilat ishin ndërtuar në pronën e ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.

Aksioni u zhvillua nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit dhe u asistua nga Policia e Kosovës.

Sadiku ka thënë se mbështet edhe Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.

“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit. Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Në veri, ku u zhvillua aksioni, veprojnë struktura ilegale të Serbisë. Disa pronarë të vilave kanë thënë se parcelat i kishin marrë në shfrytëzim nga ndërmarrja publike serbe “Serbija Shume” dhe se për to kishin paguar qira.

Edhe Ndërkombëtarët “të shqetësuar” për rrënimin e vilave ilegale në brigjet e Ujmanit Arbëri 20 o. më parë Ndërkombëtarët “të shqetësuar” për rrënimin e vilave ilegale në brigjet e Ujmanit

Në “Ibër-Lepenc” kanë thënë se toka është pronë publike e Kosovës, nën administrimin e saj dhe se për të nuk mund të vendosë asnjë ndërmarrje serbe.

E për rrënimin e shtëpisë në Prishtinë, të cilën e ka mbështetur Sadiku, sipas kryetarit të Komunës Përparim Rama, ajo ishte ndërtuar pa leje në pronë komunale dhe paraqiste rrezik të lartë shembjeje.