Kuvendi i Kosovës do të ndryshojë vetëm dy paragrafët e kontestuar të ligjit për Veteranët, të cilët u vlerësuan kundërkushtetues, pasi nuk i trajtonin në mënyrë të barabartë të gjithë veteranët.
Paragrafi 5 thoshte se pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi të këtij ligji, Veteranët e Luftës së UÇK-së do të kishin të drejtë të punojnë, por jo të gëzojnë edhe pensionin e plotë, por vetëm 50% të shumës për ata që punojnë në sektorin privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht që Kushtetuesja ende nuk ka dalë me rekomandimet e saj, rrëzimi i këtij neni nënkupton se të gjithë veteranët kanë të drejtën e plotë të pensionit.
Antikushtetues është vlerësuar edhe neni që parashihte që në rast të krizës buxhetore, t’u ndalej pensioni vetëm veteranëve që do të marrin nga 120 euro.
Deputetja Aida Derguti thotë se qeveria nuk pati guxim t’i pastrojë listat, andaj po i shkakton probleme vetës.
Ministri i punës, Arban Abrashi, nuk është në Kosovë për të dhënë përgjigje për këto kontestime kushtetuese.
Edhe organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së nuk i kanë komentuar vendimet e Kushtetueses sepse nuk i kanë marrë ende rekomandimet e duhura.