Gjykata Kushtetuese e ka miratuar kërkesën e deputetes Aida Dërguti dhe të 23 deputetëve nga të cilët është kontestuar kushtetutshmëria e Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së të cilët e kanë kontestuar këtë ligj.
Kjo është kumtesa e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë Ligj:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë seancës së mbajtur më 28 mars 2017, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi për rastin KO 01/17, “Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përkitazi me kërkesën e parashtruar nga Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që:
I. TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
TË SHPALLË që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 46 të Kushtetutës;
TË SHPALLË që neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri me Kushtetutën;
TË SHPALLË që neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 i Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri me Kushtetutën.