Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët pritet të vendosin mes gazetares dhe arsimtares për anëtare të KPM-së

Në seancën e radhës të Kuvendit, që do të mbahet të mërkurën, Parlamenti do të vendosë për njërën nga dy kandidatet më të poentuara për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medias.

Violeta Hyseni-Kelmendi dhe Teuta Morina-Hoxha janë dy nga katër kandidatet që kanë marrë numrin më të madh të pikëve gjatë intervistimit nga komisioni ad-hoc.

Hyseni-Kelmendi është gazetare me më shumë se 15 vjet përvojë pune në gazetari dhe 4 vjet si anëtare e KPM-së.

Hoxha-Morina është mësimdhënëse në gjimnazin e Gjilanit.

Neni 10.2 i Ligjit për KPM-në parasheh se “Anëtarët e KPM-së duhet të jenë personalitete të dalluara të fushave të ndryshme si: kultura, arti, drejtësia, kinematografia, gazetaria, biznesi, menaxhmenti, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, media dhe teknologjia informative”.