Deputetët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diskutuar të martën lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për fushën e sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë theksuar nevojën për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Policisë. Kjo pasi në raportin e KE-së është vlerësuar se mbikëqyrja e këtyre institucioneve është e pamjaftueshme. Raporti i Progresit konstaton se kapaciteti i policisë për luftimin e krimit të organizuar është i mirë, porse kjo strukturë është ende subjekt i korrupsionit dhe presionit politik.
Deputeti Rexhep Selimi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kritikat që kanë dalë nga ky raport për sigurinë e Kosovës janë të njëjta me ato të prezantuara edhe më parë. Ka përmendur vërejtjet për FSK-në.
shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Deputetët kërkojnë komision për mbikëqyrjen e ligjeve për FSK-në
-
KE-ja kritikon Kuvendin për kuorumin dhe për dobësim të rolit mbikëqyrës ndaj Qeverisë
-
Raporti i KE-së: Progres i limituar në luftimin e korrupsionit
-
KE-ja inkurajon Kosovën e Serbinë t’i normalizojnë marrëdhëniet
-
Draft-raporti i progresit: Tentime për kontroll, mostransparenca e pronësisë dhe paqëndrueshmëria financiare probleme për mediat në Kosovë