Në protestën për lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrit të Kosovës e kreu të AAK-së, Ramush Haradinaj po marrin pjesë edhe deputete nga PDK-ja.
Ganimete Musliu, Luljeta Gutaj-Veseli e Safete Hadërgjonaj janë parë në mesin e qytetarëve që po protestojnë kundër mbajtjes peng politik të Haradinajt në Francë.
Haradinaj po vazhdon të mbahet në Francë, që kur u ndalua me 4 janar në Colmar, nga një urdhërarrest i Serbisë i lëshuar përmes INTERPOL-it.
Protesta është paraparë të nisë në orën 13:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptarët protestojnë në Zarë të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
-
Më 5 korrik protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
-
Haradinaj thirrje deputetëve të VV-së: Mos u bëni pjesë e turpit, pasojat do të jenë të përjetshme
-
Haradinaj paralajmëron protesta
-
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, nderohen dëshmorët e rënë në betejën e Gllogjanit