Arbëri

Në Francë nesër protestë për Haradinajn

Nesër , në Colmar, Francë, mbahet një protestë në përkrahje të Ramosh Haradinajt.

Protesta fillon në orën 14:00.

Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë, më 4 janar 2017 me flet arrest të Serbisë.

Serbia po kërkon ekstradimin e tij në Beograd me dyshimin se ai ka bërë krime lufte në vitin 1998-1999.

Kërkesa e Serbisë për ekstradim pritet të shqyrtohet edhe më 2 mars.

Ramush Haradinaj, ish – kryeministër i Kosovës, ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit gjatë luftës kundër pushtimit dhe agresionit të Serbisë në Kosovë.