Deputetët e Partisë Demokratike në Shqipëri kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit përpara nisjes së seancës plenare të enjten, ku pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024. Deputetët janë përplasur me oficerët e gardës të cilët kanë tentuar ta ndalojnë bllokimin e foltores së Kuvendit me grumbuj karrigesh, shkruan Euronews.
Pas shtyrjes fizike, deputetët kanë mundur të vendosin karriget e tyre rreth foltores. Opozita në Shqipëri vazhdon me të njëjtin skenar për bllokimin e Kuvendit tash e disa javë me radhë.
“O qelbësirë na thyhet duar”, dëgjohet të thotë deputetit i PD-së, Bledjon Nabllati, i cili ishte ndër më aktivët në blllokimin e foltores së Kuvendit.
Në këtë seancë mungon ish-kryeministri Sali Berisha i cili u përjashtua me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të bllokimit që i bëri Kuvendit në seancën e të hënës.
Krahas Berishës janë përjashtuar me 10 ditë dhe deputetët Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi dhe Edi Paloka.
Edhe
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren
Ndaj tyre masa e vendosur është maksimale pasi bllokimi i Kuvendit është kryer në mënyrë të përsëritur prej tyre.
-
Tensione në hyrje të Kuvendit në Shqipëri, thyhet xhami i derës kryesore
-
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozitarët “barrikadojnë” foltoren
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Tensione në protestën e Partisë Demokratike në Shqipëri, 25 të arrestuar e 11 policë të lënduar