Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët e LDK-së reagojnë kundër shtyrjes së miratimit të Buxhetit

Foto: freeimages.com / ilustrim

Grupi parlamentar i LDK-së sot përmes një kumtese, ka kunërshtuar shtyrjen e miratimit të Buxhetit 2019 duke e quajtur atë të kundërligjshme e çështje pazaresh brenda koalicionit qeverisës, transmeton Koha.net.

Ky është reagimi i deputetëve të LDK – së:

Qeveria e PAN-it e ka shtyrë miratimin e buxhetit për javën e tretë të janarit.

E para, kjo është e kundërligjshme. Nuk mundet Kryeministri të deklarohet për këtë çështje. Në momentin e dorëzimit të çdo projektligji në Kuvend, është përgjegjësi e Kuvendit të procedojë në përputhje me Rregulloren e Punës.

E dyta, kjo shtyrje tregon se pazaret në mes të PAN dhe PSD-së nuk janë mbyllur.

E treta, kjo shtyrje e thellon krizën institucionale në të cilën gjenden vendi. Është hera e parë që buxheti nuk aprovohet brenda afatit ligjor 31 dhjetor. Kjo është mungesa e legjitimitetit, që e kemi theksuar nga prill i këtij viti, ku Qeveria nuk i ka votat minimale në Kuvend për të funksionuar. Mungesa e legjitimitetit ka bërë që të gjitha seancat e sesionin vjeshtor 2018 të Kuvendit të Kosovës, gjithsej 11 seanca, të mbesin të hapura. Ky është qyqarllëk i koalicionit PAN. Këta nuk kanë zotësi të qeverisin me vendin në mënyrë demokratike. E në anën tjetër, nuk kanë guxim të ballafaqohen me qytetarët dhe të japin përgjegjësi. Këta qyqarë po e mbajnë vendin peng, duke bërë pazare me PSD-në me buxhetin e shtetit vetëm për të qëndruar në pushtet.

PSD-ja duhet ta dijë se po bëhet përgjegjëse për dëmin po i bëhet shtetit të Kosovës dhe rendit demokratik, duke mbajtur në pushtet një qeveri të pakicës.

Artikuj të ngjashëm