Komisioni për Arsim ka kërkuar nga ministri i arsimit, Shyqyri Bytyqi që procesi për tekstet e reja shkollore të kthehet nga fillimi.
Është kërkuar llogari nga ministri se pse projektligji për tekstet shkollore ende nuk ka shkuar në Kuvend.
Pa miratimin e tij, sipas deputetit Ismajl Kurteshi, nuk duhet të merret asnjë hap tutje në këtë proces.
Kritika dhe vërejtje, përveç gabimeve përmbajtjesore, në tekstet e reja ka pasur edhe në përzgjedhjen e recensentëve, raporton KTV.
Por, ministri Bytyqi ka premtuar transparencë në këtë proces.
Edhe
Instituti 'Edguard' i kërkon ministrit të Arsimit të mos miratojë tekstet e reja pa rishikim
Ai ka thënë se projektligji ka mbetur peng i buxhetit dhe se përzgjedhja e recensentëve dhe shtëpive botuese është bërë sipas ligjit.
Ndërkohë, ministri Byqyti ka deklaruar se të gjitha komunat që nuk i kanë respektuar afatet e procesit mësimor, sipas vendimit të Ministrisë, do të japin përgjegjësi.
-
Parregullsitë me tekste shkollore e çojnë ministrin Bytyqi në raportim para deputetëve
-
Parregullsitë me tekste shkollore e çojnë ministrin Bytyqi në raportim para deputetëve
-
Hyseni: Tekstet e reja shkollore të shpallen jolegjitime, Bytyqi të japë dorëheqje
-
Ish-anëtari për vlerësimin e teksteve shkollore gjen shkelje në këtë proces, kërkon anulimin