Anëtarët e Komisionit Parlamentarë për Arsim , Shkencë dhe Teknologji , kanë diskutuar sot për nivelin e arsimit të lartë në Kosovë. Siç transmeton KP, ata thanë se niveli i arsimit të lartë ka nevojë për ligj të posaçëm që rregullon këtë lëmi.
Po ashtu, anëtarët e Komisionit diskutuan mes vete, pasi që ministri i Arsimit nuk ka ardhur të raportojë për shkak të angazhimeve që ka pasur. por ata shprehen një varg kritikash dhe përmenden probleme me të cilat ballafaqohet arsimi i lartë në vend.
Ata vendosën që në mbledhje të ardhme të ftojnë edhe rektorët e institucioneve publike dhe private të raportojnë.
Artikuj të ngjashëm