Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetë gjermanë: Bundestagu kundër këmbimit të territoreve

Foto: Koha

Kosova i ka kërkuar edhe një herë Gjermanisë që ta mbështesë atë në procesin e liberalizimit të vizave.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit me deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), raporton KTV.

Ai ka thënë se deputetët ia kanë rikonfirmuar mbështetjen e Bundestagut për Kosovën.

Deputeti Peter Bauer, ka theksuar se Bundestagu Gjermanë është kundër shkëmbimit të territorit.

“Kemi biseduar edhe për dialogun të cilin do ta mbështesim e po ashtu diskutuam edhe për çështjen e lëvizjes së kufijve, e për të cilën ne jemi kundër”, ka thënë Bauer.

Edhe Shcmidt ka theksuar se kushdo që mendon se një ide e tillë mund të jetësohet e ka gabim pasi sipas tij shkëmbimi i territoreve do të krijonte probleme edhe më të mëdha në rajon.

Edhe Deputetët gjermanë në Prishtinë, për të treguar kundërshtimin ndaj ndryshimit të kufijve Arbëri Deputetët gjermanë në Prishtinë, për të treguar kundërshtimin ndaj ndryshimit të kufijve

Bauer ka thënë se jemi të pajtimit që dialogu të vazhdojë.

Ndërkaq Schmidt tha se më e mira e së mirës do të ishte të krijohet një zhvillim ekonomik në mënyrë që rinia dhe qytetarët të kenë vende pune.