Disa banorë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë janë ankuar se shkaku i një defekti në rrjetin e energjisë elektrike sot, u janë prishur pajisjet shtëpiake.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka njoftuar për KOHËN se bëhet fjalë për një prishje të një kablloje nëntokësore që e furnizon një pjesë të lagjes “Arbëria” në Prishtinë, me energji elektrike.
“Është dëmtuar një kabllo nëntokësore që furnizon një pjesë të lagjes ‘Arbëria’ me energji elektrike. Ekipet tona janë në terren, duke e rregulluar atë”, ka thënë Buzhala.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Defekt në ujësjellës në Prishtinë, mbetet pa ujë një pjesë e Arbërisë dhe Ambasada e SHBA-së
-
Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime
-
Kabllot “për toke” në lagjen “Aktash” rrezikojnë qytetarët
-
Shkaku i një avarie, mbetet sonte pa ngrohje lagjja “Kalabria” në Prishtinë