Tiranë, 30 gusht - Një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar memorialin turk te zona e Liqenit Artificial.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa është ngritur një grup hetimor për të identifikuar autorin. “Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali. Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, bën të ditur Policia e Shtetit.
Memoriali u vendos në Kodrat e Liqenit në datë 15 korrik për viktimat e atij që u cilësua si grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi /ATSH.
Artikuj të ngjashëm
-
“Le Courrier des Balkans”: Një pllakë përkujtimore për lavdinë e Erdoganit që nuk i rri mirë Tiranës
-
Shoqëria civile proteston kundër memorialit turk në Tiranë
-
Në Tiranë kundërshtohet memoriali për të rënët turq në grushtshtetin e vitit 2016
-
Memoriali turk shkakton ortek reagimesh në Tiranë
-
Shekulli: Memoriali në Tiranë, ripushtimi i Shqipërisë nga Turqia