Ka reaguar donatori zviceran DEMOS ndaj punimeve në trotuarin e Vitomiricës së Pejës.
Kjo ngase pa përfunduar mirë punimet e nisura para një muaji, punëkryerësi është detyruar që t’i heqë të gjitha kubëzat e vendosura në trotuarin e ndërtuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ky trotuar i gjatë 2.2 kilometra shtrihet përgjatë rrugës magjistrale Pejë – Mitrovicë, nga qendra e fshatit te shkolla fillore e deri te rrethrrotullimi rrugor afër Shkollës së Mesme Ekonomike në Pejë.
Operatori është duke e përsëritur punën në tërë gjatësinë e trotuarit prej 2.2 kilometra me urdhër të kryetarit të Komunës, pas reagimit të përfaqësuesve të programit DEMOS të organizatës zvicerane “HELVETAS Swiss Intercooperation”, e cila me programin e saj DEMOS bashkëfinancon Komunën këtë projekt në vlerë prej 77 mijë eurosh, sa ka qenë vlera e kontraktuar me operatorin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.