Komuna e Pejës është shpërblyer me 213 mijë euro donacion nga programi “Demos” i organizatës HELVETAS - Swiss Intercooperation, që financohet nga Qeveria e Zvicrës për performancë të mirë të saj të treguar gjatë vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me këtë program Qeveria zvicerane stimulon komunat në Kosovë për të përmirësuar performancën e tyre dhe sa më e mirë që është ajo, aq më i madh është grandi që u jepet komunave për bashkëfinancim të projekteve të ndryshme.
Përcaktimin e kritereve vlerësuese për performancën e komunave e bëjnë “Demosi” bashkë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Ndër kriteret kryesore që duhet plotësuar kanë qenë menaxhim i financave publike, raporti pozitiv i auditimit, shpenzimet kapitale 75 për qind, rritja e arkëtimit të tatimit në pronë, rritja e hapësirave publike, shtimi i trupave ndriçues dhe transparenca në Kuvend dhe shpenzimi i parasë publike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Peja shpërblehet me afro 300 mijë euro për performim të mirë
-
Klina realizon katër projekte me mjetet e “Demosit”
-
Fushë-Kosova për 9 vjet s’përfitoi asnjë cent nga granti i performancës
-
Komuna e Drenasit me performancën më të mirë, fiton grant prej mbi 2 milionë eurosh
-
Peja, Juniku e Lipjani përfitojnë më së shumti nga Granti i Performancës Komunale