Burime nga delegacioni kosovar në Stamboll kanë demantuar pohimet e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq. Siç ka marrë vesh KOHA, presidentja Vjosa Osmani ka kundërshtuar yllin dhe fusnotën në emrin e Kosovës dhe ka kërkuar që në versionin final të deklaratës së takimit ato të hiqen.
“Presidentja Osmani i ka votuar konkluzat me kusht që ylli dhe fusnota të hiqen. Kërkesën për heqjen e tyre e ka deponuar edhe me shkrim tek kryesuesi. Samiti ende është duke vazhduar dhe dokumentet finale janë në harmonizim”, ka treguar një burim për KOHËN, duke theksuar se deklarimet e Bërnabiqit përmes “Tanjugut” janë propagandë e zakonshme serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Bërnabiq: Osmani nuk pengoi miratimin e dokumenteve ku Kosova ishte me fusnotë
-
Kurti insiston në nënshkrim të marrëveshjeve, Osmani që t’i bëhet trysni Serbisë
-
Osmani në takim me Szunyogun diskuton për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
-
Osmani thotë se dinari nuk duhet ta përplasë Kosovën me Perëndimin
-
Osmani: Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen