Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka votuar kundër dokumenteve – Deklaratës dhe Raportit Vjetor, si dhe Dokumentit Strategjik për Evropën Juglindore 2030.
Bërnabiq për Tanjug ka treguar se Osmani kishte shprehur rezervat e saj, por lejoi të miratoheshin dokumentet.
“Në çdo vend ku përmendet Kosova nuk është vetëm me yll por me fusnotë”, ka thënë Bërnabiq, duke shpjeguar se Osmani nuk pengoi miratimin e dokumenteve, por shprehu rezervat.
Bërnabiq ka thënë se është interesante se presidentja e Kosovës, Osmani, i është referuar Marrëveshjes së Bruksel dhe ka thënë se fusnota shkon vetëm kur Kosova përmendet për herë të parë.
“Thirreshin në Marrëveshje të Brukselit. Kjo politikë nuk ndalet së më befasuari”, ka thënë Bërnabiq.
Bërnabiq ka thënë se kishte provokime nga ana e Osmani.
Edhe
Demantohet Bërnabiq, Osmani kërkoi heqjen e fusnotës
“Kishte provokime, por se jam përgjigjur shkurtazi, pasi për shkak të respektit ndaj nikoqirit nuk kam dashur të futem në asnjë diskutim me të”, tha Bërnabiq.
Osmani e Bërnabiq morën pjesë në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore të mbajtur në Antalia të Turqisë.
Para takimit presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, i priti pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve ishin Osmani, Brnabiq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ai i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe kryetari i presicendës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Osmani: Me ndihmën e aleatëve, në pranverë parandaluam tendencat e destabilizimit nga Serbia
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog
-
Kosova ka paraqitur rezerva për Deklaratën BE-Ballkani Perëndimor pasi s’dënohen aktet terroriste