Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deliu-Kodra: Qeveria po rrezikon dështimin e vitit të ri mësimor

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se është për keqardhje që partia në pushtet nuk mbështeti rezolutën e PDK-së lidhur me arsimin, me të cilën kërkuan mbështetjen e mësimdhënësve dhe nxënësve.

Ajo ka thënë se sistemi arsimor nuk u mbështet nga Qeveria Kurti gjatë pandemisë.

“Shkollat dhe komunat në Kosovë u braktisën nga kjo qeveri, dhe vendimet e Qeveria Kurti e sollën sistemin e arsimit drejt dështimit të plotë, sepse kjo qeveri e refuzoi vaksinën e mësimdhënësve që e ofroi kryeministri Rama dhe deri tash nuk ka asnjë vaksinë për mësimdhënësit tanë. Me e keqja është se kjo qeveri nuk ka asnjë plan për vaksinimin e mësimdhënësve gjatë verës, çka rrezikon të kemi një vit të ri mësimi të dështuar totalisht”, ka thënë Deliu-Kodra në një konferencë për media.

Ndërkaq, ajo ka përsëritur kërkesën e PDK-së në seancën e sotme parlamentare.

“Si grup parlamentar propozuam që kjo qeveri t’i hapë fund nëpërkëmbjes së mësimdhënësve dhe nxënësve dhe t’i mbështesë mësimdhënësit me 100 euro për prill, maj dhe qershor. Kërkuam që nxënësve në nevojë tu sigurojë pajisje elektronike”.

Edhe Deliu akuzon Qeverinë Kurti për varfërim, izolim dhe tendenca autoritare Arbëri Deliu akuzon Qeverinë Kurti për varfërim, izolim dhe tendenca autoritare

Partia Demokratike, ka thënë Deliu-Kodra, do të vazhdojë të kërkojë mbështetjen e nxënësve dhe mësimdhënësve të Kosovës dhe në përmirësimin e cilësisë së arsimit e kushteve të rënda gjatë pandemisë.

Rezoluta e PDK-së nuk mori votat që nevojiten për ta kaluar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e cila u mbajt lidhur me gjendjen në arsim.