Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i PE-së në Tiranë: Qeveri tranzitore me Ramën kryeministër?

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Evropian Tunne Kelam gjatë konferencës së sotme për mediat në Tiranë është pyetur mbi mundësinë e krijimit të një qeverie tranzitore pa Edi Ramën si kryeministër.

Delegacioni ka thënë se duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve, parlamenti dhe qeveria janë legjitime.

“Ne e kemi diskutuar këtë ide, mendimi im është që parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj që përqendrimi te ideja e një qeverie të përkohshme do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Përgatitja për qershorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe si e thashë kjo është puna juaj”, tha kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam/Shekulli.