Një delegacion i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian i kryesuar nga eurodeputeti estonez, Tunne Kelam, ka mbërritur të mërkurën në Tiranë.
Në përbërje të delegacionit kanë qenë edhe: Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando, Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics. Vizita e delegacionit të PE-së në Tiranë vjen fill pas protestës së opozitës gjatë mbrëmjes së të martës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa humbur kohë, Delegacioni i PE-së është takuar me krerët e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Agron Duka. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament ka qenë një ndër pikat kryesore, për të cilën është diskutuar në takimet mes opozitës dhe ndërkombëtarëve.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka folur pas takimit me delegacionin e PE-së në Tiranë. “Dua të falënderoj eurodeputetët për mundësinë që i dhanë opozitës për të treguar gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria. Natyrisht një nga problemet më të mëdha që ka vendi është mungesa e informacionit dhe dezinformimi. Ishte me rëndësi që të flisnim hapur dhe shkoqur me miqtë tanë dhe t’u shpjegonim atyre gjendjen ku ndodhet Shqipëria, dhe se opozitës nuk i është lënë asnjë mundësi tjetër ose të bëhet njësh me krimin dhe oligarkinë, ose t’u tregojë shqiptarëve se ky sistem ka rënë. Shqetësim i ndërkombëtarëve është stabiliteti i vendit.”, tha Basha pas takimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)