Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do ta vizitojë Kosovën gjatë 22-24 maj.
Delegacioni do të qëndrojë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jetë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë.
Ndërkohë, do të marrë pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.
-
Nis ceremonia e firmosjes së marrëveshjes mbi 200 milionëdollarëshe: Kosovë – MCC
-
Qeveria miraton marrëveshjen me MCC-në, ndan 10 milionë euro për skemën e re
-
Rizvanolli: Nga marrëveshja me MCC-në, Kosova do t’i kursejë të paktën 15 milionë euro në vit
-
Zëvendëspresidentja e MCC-së shprehet e kënaqur me cilësinë e ajrit në Prishtinë
-
Përurohet fillimi i instalimit të matësve të ngrohjes në Prishtinë