Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i kongresistëve arrin në Kosovë, pritet nga Prattipati në Bondsteel

Kongres

Delegacioni i kongresistëve amerikanë, i drejtuar nga republikani Keith Self, ka arritur në Kosovë. 
Delegacioni ka kaluar pasditen në kampin Bondsteel ndërsa është pritur nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. 

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, mirëpriti një delegacion të Kongresit amerikan, të udhëhequr nga kongresisti Keith Self, në Kosovë. Delegacioni kaloi pasditen në Kampin Bondsteel, ku u takua me ushtarët e përkushtuar të Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it dhe Grupit Mbështetës për Ballkanin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Delegacioni të martën paradite vizitoi Luginën e Preshevës, para se të arrinte në Kosovë. 

Kryetari i komitetit për punë të jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Keith Self dhe anëtari i nënkomitetit për Ushtri dhe Punë të Jashtme në këtë institucion, Suhas Subramanyam, po zhvillojnë vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor. 

Dy kongresistët të hënën kanë qëndruar në Bosnjë-Hercegovinë e më pas e kanë vazhduar në Serbi, ndërsa sot do të martën vizituan Preshevën, e më pas edhe Kosovën.

Kongresisti Self ka përkrahur një projektligj që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit ta përgatisë një raport gjithëpërfshirës me fokus të veçantë te shqiptarët në Luginën e Preshevës. 

Kongresisti republikan Self, bashkë me kolegun demokrat Subramanyam, është sponsorizues edhe i rezolutës që përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Edhe Kongresistë amerikanë konstatojnë në Preshevë probleme reale me të cilat përballen shqiptarët Arbëri Kongresistë amerikanë konstatojnë në Preshevë probleme reale me të cilat përballen shqiptarët

Në rezolutë thuhet se anëtarësimi i Kosovës në aleancë është thelbësor në ballafaqim me ndikimin e kundërshtarëve të SHBA-së në Evropë. 

Në të theksohet po ashtu se SHBA-ja duhet t’i nxisë shtetet si Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja t’i ndryshojnë qëndrimet e tyre për ta mundësuar anëtarësimin e Kosovës në aleancë.

Delegacioni i kongresistëve amerikanë të mërkurën nga ora 11:15 do të pritet nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. 

 

Lexo përditësimet tjera
Kongresistët Self dhe Subramanyam sot vizitojnë Luginën pastaj edhe Kosovën

Kongresistët Self dhe Subramanyam vizitojnë Luginën dhe Kosovën