Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu në takim me kongresistët amerikanë thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

haxhiu

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, të cilët po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e një delegacioni të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja dhe Kongresi Amerikan i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar rëndësinë historike, politike dhe njerëzore të kësaj mbështetjeje për qytetarët e vendit.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, deklaroi Haxhiu.

Ajo falënderoi kongresistin Keith Self për mbështetjen ndaj aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe për angazhimin lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas Haxhiut, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një çështje kyçe për sigurinë afatgjatë të vendit, paqen rajonale dhe pozicionimin e Kosovës mes shteteve demokratike.

Edhe Kosova synon thellim partneriteti në siguri e mbrojtje me SHBA-në Arbëri 1 muaj më parë Kosova synon thellim partneriteti në siguri e mbrojtje me SHBA-në

Në takim u vlerësua edhe pjesëmarrja e kongresistit Suhas Subramanyam në delegacion, me fokus në mundësitë e bashkëpunimit në fusha si teknologjia, siguria kibernetike, arsimi, inovacioni dhe shërbimi publik.

Haxhiu theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me SHBA-në në fushat e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, diplomacisë dhe integrimit euroatlantik.

Ajo shtoi se Kosova synon ta nderojë miqësinë me SHBA-në duke mbetur një partnere e besueshme për paqe, siguri dhe zhvillim demokratik.

 


Haxhiu e Kurti presin kongresistët amerikanë

(E përditësuar) - Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam janë takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun e më pas kanë shkuar në ndërtesën e Qeverisë për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas takimit me Haxhiun s'ka pasur deklaratë për media nga asnjëra palë.

Delegacioni amerikan po qëndron në rajon për të zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë dhe për t’u informuar lidhur me çështjet e pakicave dhe zhvillimet politike.

Gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, kongresisti Keith Self tha se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, tha Self.

Ndërsa kongresisti demokrat, Suhas Subramanyam, ngriti çështjen e arsimit dhe zhvillimit të pabarabartë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Edhe Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë Arbëri 1 j. më parë Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tha se kjo vizitë dëshmon se çështja e shqiptarëve në Luginë po merr vëmendje ndërkombëtare, ndërsa deputeti Shaip Kamberi theksoi se Serbia nuk po i zbaton për shqiptarët standardet që kërkon për serbët në Kosovë.


Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të takohen sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas njoftimit  nga Zyra a Kryeministrit, takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 11:50.

Siç është njoftuar, delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe me autoritetet amerikane dhe ndërkombëtare të sigurisë. Po ashtu, janë paralajmëruar takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë tashmë janë të njohura, ka thënë kongresisti amerikan nga radhët e Republikanëve, Keith Self, gjatë vizitës që i ka bërë Luginës së Preshevës.

Deklarimin e bëri pas takimit me përfaqësues të shqiptarëve në këtë pjesë.

“Kemi parë se ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, siç edhe e kemi ditur. Por, do të shkojmë edhe në Kosovë për të mësuar për pakicën serbe atje. Pra, po i vizitojmë të dyja vendet për të kuptuar se si trajtohen pakicat dhe cilat janë të drejtat e tyre”, tha Self. 

E kongresisti nga radhët e Demokratëve, Suhas Subramanyam, përmendi sistemin arsimor dhe zhvillimin e pabarabartë për shqiptarët në Serbi si një nga problemet kryesore të të drejtave të pakicave.

Ndërkaq, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, tha se vizita është tregues se shkeljet që i bën Serbia në Luginë, tashmë kanë marrë vëmendje ndërkombëtare.

Edhe Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE Arbëri 1 j. më parë Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE

“Përshtypja jonë nga ky takim është jashtëzakonisht pozitive, ku kongresmenë kanë treguar interesim të madh, kanë kërkuar detaje konkrete për shumë çështje që i prekëm gjatë diskutimeve. Kjo na jep shpresë se zëri i shqiptarëve të Luginës po dëgjohet edhe më shumë vendimmarrëse ndërkombëtare përtej Atlantikut”, tha Sinani. 

E deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se ndërkohë që Beogradi kërkon standarde të larta për serbët në Kosovë, të njëjtat standarde refuzon t’i zbatojë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kurti kongresistëve amerikanë: Kosova synon thellimin e partneritetit me SHBA-në dhe NATO-n

1 muaj më parë / 27 maj 2026 14:59
kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, i përbërë nga kongresisti republikan Keith Self dhe kongresisti demokrat Suhas Subramanyam.

Gjatë takimit, siç bëhet e ditur nga komunikata për media, Kurti foli për çështjet e mbrojtjes, paqes dhe sigurisë në rajon, duke i falënderuar kongresistët për mbështetjen ndaj aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Ai veçoi Rezolutat 1246 dhe 1250 të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, të cilat mbështesin integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike dhe kërkojnë vazhdimin e kontributit të forcave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it.

Kurti theksoi gjithashtu rëndësinë e përputhshmërisë në politikën e jashtme mes Kosovës dhe aleatëve perëndimorë.

Në takim u diskutua edhe për investimet e Kosovës në mbrojtje, zhvillimin teknologjik, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me SHBA-në, si dhe për reformat në sektorin e arsimit.

Duke folur për vizitën që kongresistët zhvilluan paraprakisht në Luginën e Preshevës, Kurti deklaroi se pakicat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të gëzojnë të drejta të krahasueshme.

Keith Self është kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa Suhas Subramanyam është anëtar i Nënkomisionit për Çështje Ushtarake dhe të Jashtme.