Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie i ka reaguar ashpër deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, pasi ky i fundit kërcënoi me luftë nëse Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca për t’u gjykuar në Serbi.
Delawe, deklaratën e deputetit Haradinaj e ka quajtur si kërcënim për spastrim etnik, dhe se një gjuhë e tillë, sipas tij, nuk ka vend në Evropë.
“Në ditën që ne festuam Kushtetutën e Kosovës, një politikan kërcënon me spastrim etik. Kjo është një gjuhë e rrezikshme dhe nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar në “Twitter” Delawie.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në RTV Dukagjini, ka kërcënuar edhe me luftë nëse vëllai i tij, Ramushi, ekstradohet nga Franca për në Serbi. Madje, ai thotë se nëse ndërkombëtarët duan një Kosovë pa komunitetin serb, atëherë le ta ekstradojnë atë.
-
Daut Haradinaj sqaron ç’ka thënë për vëllanë Ramushin
-
Serbia kërkon nga ndërkombëtarët dënimin e gjuhës së Daut Haradinajt për luftë me Serbinë
-
Haradinaj: Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë do të trajtohet si armik i Kosovës
-
Greg Delawie: Serbia është kërcënim për paqen, jo Kosova
-
Daut Haradinaj: Cakaj t’i vë fre gojës kur flet për kufirin Kosovë – Serbi