Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka folur për reagimet që ka nxitur kjo deklaratë e tij se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, mund të ketë luftë, raporton KTV.
Ai ka sqaruar se asnjëherë nuk ka thënë se do spastrim etnik të Kosovës, por këtë gjë, sipas Haradinajt, e dëshirojnë udhëheqësit politikë në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ai sërish ka thënë se të gjithë ata që duan të luajnë me zjarr, do ta marrin përgjigjen e njëjtë si në vitet 1998-1999.
Pas kësaj, reagoi deputetja nga radhët e “Listës Serbe” Jasmina Bontiç, e cila tha se kjo deklaratë ngjall frikë dhe kërcënim te secili serb i Kosovës.
Një ditë më parë, shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, kërkoi hetim për siç tha, incidentin dhe sipas tij, të merren masat e duhura në përputhje me ligjet në Kosovë.
Prokuroria e Shtetit nuk është përgjigjur në pyetjen nëse ka pasur elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes ndëretnike, ashtu siç deklaroi presidenti Thaçi një ditë më parë.