Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ka sqaruar deklaratën e tij të shumëpërfolur.
Ai ka thënë se deklarata e tij është “kapur për bishti” dhe se asnjëherë nuk ka thënë se do spastrim etnik të Kosovës, këtë gjë, sipas Haradinajt, e dëshirojnë udhëheqësit politikë në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo deklaratë është kap për bishti. Ka tendenca për ta destabilizuar këtë vend. Ata që po krekosen për serbët është mirë me na tregu se si ndodhi rasti ‘Panda’, për të fajësuar shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
“Duhet të kemi kujdes, sepse nuk luhet me kombin tonë. Nuk ka provokim më të madh sesa destabilizimi i vendit. Këtë duhet ta dinë edhe diplomatët. Po e marrin peng një njeri të caktuar. Ata që po tentojnë e që janë udhëheqës në Beograd duhet me ditë mirë që nuk lëshojmë peng më. Kurrkush nuk na ka marrë lirinë. E kemi fituar vetë me ndihmën e partnerëve. Asnjëherë nuk kam thënë se duam spastrim etnik të Kosovës. Ata duan ta spastrojnë Kosovën etnikisht. Nëse duan të luajnë me zjarr, atëherë puna e mbar u qoftë”, ka thënë veç të tjerash deputeti Haradinaj.